Të pastrehët nuk lirojnë hotelet në Shëngjin

31 janari ishte vendosur si afat i fundit për banorët e mbetur të pastrehë pas tërmetit të 26 nëntorit për të qëndruar në hotelet e Shëngjinit. Por në masë, ata e refuzuan urdhërin dhe paralajmëruan rezistencë nëse do të tentojnë ti nxjerrin me forcë. Shumë prej familjeve thonë se nuk kanë ku të shkojnë ndaj kërcënojnë deri me akte ekstreme, transmeton OraNews.

Të strehuarit në Shëngjin, nuk i janë bindur urdhrit të autoriteteve lokale që ju kishin vendosur 31 janarin si afat të fundit për të liruar hotelet ku janë vendosur pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Nuk dal se nuk kam ku të shkoj.Të më thonë që shtëpia është e banueshme dhe futem brenda.”

Shumë prej tyre thonë se nuk kanë përfituar bonusin e qirasë dhe në këto kushte nuk kanë ku të shkojnë.

Ndaj paralajmëruan rezistencë dhe akte deri në ekstrem në rast se tentojnë ti nxjerrin me forcë.

“Ku do të shkoj? Të më hedhin në det, në kanal!”

“Nuk kam ku të shkoj, vetëm  të dal në rrugë të madhe. Ose të shkoj dhe të futem prapë aty ku është e pabanueshme.”

Ata të paktë që pranuan të largohen, thanë se janë të detyruar të rikthehen në çadra ose shëpitë e rrezikshme, pasi autoritetet nuk u kanë dhënë zgjidhje tjetër.

“Nuk e di ku të shkoj, po rri këtu kush të më marrë. Nuk kam lek as me ik në shtëpi, as për qira.”

Në hotelet e Shëngjinit aktualisht janë të strehuar gati 700 persona nga Kurbini, Lezha dhe Thumana.

Ndërkohë zyrtaret e këtyre bashkive kanë deklaruar se kanë kërkuar që të dalin nga hotelet vetëm familjet që kanë përfituar bonusin e qirasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button