RMV, filloi fushata me të cilën thirren qytetarët të parandalojnë dhe të denoncojnë diskriminim

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi ka filluar fushatë për ngritje të vetëdijes publike për mos-diskriminim. Fushata me moton “Diskriminimi mbaron me mua!” u bën thirrje qytetarët të mos heshtin para diskriminimit, ta parandalojnë dhe ta denoncojnë, njofton Portalb.mk.

“Në muajin e ardhshëm, nëpërmjet video spoteve, tribuna në katër qytete dhe fletushka, qytetarët do të mund të informohen për Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, për grupet më të prekura të qytetarëve nga pabarazia, ku krejt është i pranishëm diskriminimi, ku denoncohet dhe çka mund të ndërmarrin ata. Fushata ka për qëllim të dërgojë mesazh të qartë që diskriminimi ka pasoja të shumta negative mbi individët dhe mbi shoqërinë si tërësi, si: varfëri, dhunë, izolim social, lëndim të dinjitetit, pamundësi për progres profesional, nivel i ulët i arsimimit, vetëbesim i zvogëluar, çrregullim i shëndetit fizik dhe mental etj,” thuhet në komunikatën e Koalicionit “Margini”.

Fushata bën thirrje për respektim të barazisë nga të gjithë qytetarëve për shkak se është parakusht për arritje të mirëqenies në gjithë shoqërinë dhe është parim kyç, i garantuar me Kushtetutë. Fushata thërret për barazi, parandalim të diskriminimit dhe mos pjesëmarrje në atë.

Rrjeti sërish apelon deri te Kuvendi i RMV-së që në dy javët e ardhshme ta zgjedh përbërjen e re të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, për të filluar me zbatimin e Ligjit dhe të mundësohet mbrojtje në raste të lëndimit të barazisë së qytetarëve. Njëkohësisht, e përkujtojmë Qeverinë dhe deputetët e shumicës që avancimi i sistemit të parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi është premtim kyç parazgjedhor, që ende nuk është realizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button