Pendarovski i priti eurodeputetët e dialogut “Zhan Mone”

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka pranuar eurodeputetët Andreas Shider, Ilhan Kyçuk dhe Marion Valsman, bashkëudhëheqës me dialogun “Zhan Mone”, i cili sot dhe nesër do të mbahet në Kuvend mes liderëve të partive parlamentare në shtet, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtuan nga Kabineti i Pendarovskit, ai në takim ka theksuar se shteti ynë lartë e vlerëson mbështetjen aktuale parimore nga Parlamenti Evropian dhe përkushtimin në lidhje me procesin e zgjerimit.

“Në takim janë këmbyer edhe mendime dhe informata për gjendjet politike në shtet për procesin reformues në kontekst të integrimeve në Bashkimin Evropian dhe për gjendjet aktuale politike në Union”, thuhet në kumtesë.

Në të theksohet gjithashtu se presidenti i Maqedonisë së veriut përpara eurodeptuetëve ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllim strategjik i Maqedonisë së veriut, duke e përsëritur pritjen se metodologjia e re për udhëheqjen e bisedimeve hyrëse do të miratohet në takimin e Këshillit Evropian në mars të vitit 2020.

Njëkohësisht, shtojnë nga kabineti, Pendarovski ka shprehur shpresë se gjatë kohës së udhëheqësisë kroate do të caktohet data për fillimin e bisedimeve hyrëse të vendit në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button