Stamboll, është arrestuar shefi dhe 15 pjesëtarë të një grupi rus kriminal

Gjatë një aksioni të policisë turke në Stamboll është kapur shefi i një organizate kriminale ruse Andri Malyi dhe së paku 15 persona tjerë për të cilët dyshohet se janë pjesëtarë tsë grupit në fjalë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e policisë së Stambollit nga departamenti për luftë kundër krimit të organizuar filluan aksion pas lajmërimit se në Stamboll kanë udhëtuar 16 pjesëtarë të grupit kriminal rus me qëllim të likuidimit të një shefi tjetër të organizatës kriminale.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin e Azarbajxhanit Nadir Salifov, i njohur me nofkën “Loto Guli”, i cili momentalisht qëndron në rajonin e Turqisë, ndërsa për të cilin është shpallur fletarrest në Rusi.

Në aksionin është arrestuar Andri Malyi, shef i grupit kriminal që ka arritur në Stamboll, ndërsa përveç tij janë arrestuar edhe dy shtetas të Ukrainës, një rus, katër shtetas të Gjeorgjisë dhe tetë të Azarbajxhanit.

Në adresat ku janë kryer bastisjet është konfiskuar një kallashnikov, 11 revole, dhe sasi e konsiderueshme e municionit.

Pjesëtarët e arrestuar të organizatës janë transferuar në godinën e policisë në Stamboll, ndërsa përpunimi kriminalistik është në rrjedhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button