Indi, është vrarë një pengmarrës, ka mbajtur peng 23 fëmijë që ishin në ditëlindje te vajza e tij

Policia indiane ka shpëtuar 23 fëmijë në veri të vendit, pasi që ka vrarë një burrë, që i ka mbajtur fëmijët si pengje pothuajse 11 orë, shkruan MIA.

Fëmijët kanë qenë në ditëlindje te vajza e tij.

Efektivi i policisë Mohit Agarval deklaroi se dy policë janë lënduar kur pengmarrësi, i identifikuar si Subash Batam, ka qëlluar policinë pasi që janë përpjekur të hyjnë në shtëpinë e tij në fshatin Kasari, në shtetin Utar Pradesh.

Policia kumtoi se ata pa sukses janë përpjekur të negociojnë me Batamin, i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit. Në incident është vrarë edhe bashkëshortja e tij.

Agarval shtoi se Batami ka qenë i dyshuar për vrasje, por është liruar me kusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button