Itali, u konfrimuan rastet e para të koronavirusit

Në Itali është raportuar për rastet e para të konfirmuara të koronavirusit, me dy shtetas të Kinës që u hospitaluzuan më herët gjatë javës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka dy raste të konfirmuara të koronavirusit në Romë. Kështu, rastet e para të koronavirusit janë regjistruar në Itali”, tha kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, gjatë një konference për media me ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe me Giuseppe Ippolito, drejtorin e Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive “Lazzaro Spallanzani”.

“Ne jemi jashtëzakonisht të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Ne jemi të përgatitur”, shtoi Conte.

Ai gjithashtu tha se Speranza urdhëroi pezullimin e trafikut ajror midis Italisë dhe Kinës.

Mediat italiane raportuan se turistët kinezë me koronavirusin kanë hyrë në Itali nga Milano dhe kanë ardhur për të vizituar Romën, duke kaluar 10 ditë në total.

Në ndërkohë, raportohet se dhoma e hotelit në rrugën Cavour të Romës, ku qëndruan turistët kinezë, ishte mbyllur dhe nën karantinë.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV), i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës, thuhet se është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.

Virusi ka ngritur alarmin në nivel global me raste të raportuara në Azi, Evropë, SHBA dhe Kanada.

Udhëtarët nga Kina në aeroportet në mbarë botën po skanohen për virusin. Disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Wuhan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button