Digjen mbeturina të huaja për shkak se ato të vendit nuk selektohen në “Drislla”

Presioni i publikut që kërkon përgjigje çfarë mbeturina importohen në shtet dhe në çfarë mënyre ato shkatërrohet këto ditë i zgjoi organet kompetente të cilat filluan me kontrolle të çrregullta, në kufi, të kamionëve të cilët transportojnë mbeturina (RDF) për djegie në Çimentoren e Shkupit “Titan-Usje”, por edhe shoqatat qytetare për luftë kundër ndotjes, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Për nesër janë paralajmëruar dy ngjarje: protestë para Kuvendit, e organizuar nga “Të premtet për të ardhmen” (Fridays for future), kurse paralelisht Ministria për mjedis jetësor organizon vizitë në Drislla për eko-shoqatat bashkë me Kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov, ndërsa do të ketë edhe pres konferencë në lidhje me temën për mbeturinat. Ekologët nga “Lëvizja për ajër të pastër” thonë që, më 5 shkurt, do ta bllokojnë çimentoren.

“Kjo është përpjekje për të mbuluar gjendjen e vërtetë në të cilën shteti nuk ka siguruar kontroll të vërtetë mbi ndotësit. Frenohet përfshirja e monitorimit automatik në kohë reale, i ngarkuar në ueb faqen e Ministrisë, ashtu që ne nga iniciativa “Lëvizje për ajër të pastër” kemi vendosur t’u kundërshtohemi ndotësve më të mëdhenj, helmues të mjedisit jetësor”, thotë Toni Nikushevski nga “Lëvizja për ajër të pastër”.

Ai konsideron që propozimi për ndalesë të importit nuk do të sjell përmirësim të gjendjes me ndotjen, por vetëm do të ndikojë në mënyrë negative mbi ekonominë.

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor në koordinim me Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Drejtoria doganore, dje kanë realizuar kontroll të çrregullt inspektues të 11 kamionëve (RDF) nga Italia, destinacioni përfundimtar i të cilëve është Çimentorja USJE, e cila posedon leje për shfrytëzim të RDF mbeturinave si karburant alternativ. Kamionët janë ndalur në hyrje të kalimit kufitar Bogorodicë. Sasia e përgjithshme e mbeturinave është 261 tonelata.

“Titan USJE” është një nga dy kompanitë që kanë leje për djegie të mbeturinave.

Çimentorja importon mbeturina për shkak se dështoi ideja në atë të digjen mbeturina nga vendi, konkretisht mbeturina të cilat tani përfundojnë në “Drislla”, thonë nga Ministria për mjedis jetësor.

“Titan tani nuk djeg vetë RDF, djeg edhe mbeturina nga vendi. Ky është qëllimi jonë, kurse kjo është edhe trend në botë dhe teknologjia më e mirë në dispozicion, Çimentorja t’i djeg mbeturinat tona, për shkak se djegia në koftorë me temperaturë të lartë është mënyra më e sigurt për zgjidhje të problemit me mbeturinat. Kuptohet jo të gjithë mbeturinat por fraksione të caktuara të mbeturinave”, thotë Ana Karanfillovska Mazneva, udhëheqëse e sektorit për mbeturina në MMJPH.

Sipas Maznevës, nëse tash më ish investuesi i “Drisllas” do t’i kishte ndërtuar përmbajtjet e paralajmëruara – insenerator, pajisje për kompostim, stacion pastrimi, impiant për djegie të mbeturinave industriale, impiant për trajtim të mbeturinave ndërtimore, përkatësisht po të kishte selektim të mbeturinave “Drislla” si deponi në rajonin e planit të Shkupit do të kishte sasi të mjaftueshme të RDF për ta shërbyer Çimentoren me mbeturina për djegie për ato përqindje të cilat Ministria i ka lejuar.

“Por, Drislla nuk i ndërtoi kapacitetet e duhura prandaj dhe “Titan” konsideron se ka të drejtë të importojë mbeturina, prandaj ka ndodhur kjo mospërputhjen përndryshe asgjë nuk është ilegale”, sqaron Mazneva.

intervistën për “Meta.mk” ministri Nuredini sqaroi që mbeturinat e importuara për djegie në Çimentoren janë klasifikuar në depo sipas dispozitave të BE-së, të kontrolluara në kufi dhe që Çimentorja e Shkupit për momentin fiton vetëm 5 përqind të energjisë nga djegia e mbeturinave, kurse leja, të cilën e kanë nga viti 2013, lejon të djegin deri në 20 përqind.

Sa i përket përbërjes së mbeturinave që digjen, ajo për momentin kontrollohet vetëm sipas shifrave të deklaratave për import për shkak se në Maqedoni për momentin nuk ka asnjë laborator i cili mund të bëjë analizë të detajuar. Laboratori shtetëror i Ministrisë, që duhet së shpejti të fillojë procesin për akreditim të metodave për testim të cilësisë së ajrit, nuk do të jetë i akredituar për testim të mbeturinave.

“Për momentin ekziston vetëm laborator privat që është i akredituar për dita metoda për karakterizim të mbeturinave, por jo për të gjitha”, thotë Mazneva.

Dje gjatë kontrollit të çrregullt të mbeturinave të importuara për Çimentoren, mostra të mbeturinave janë parashtruar në Laboratorin kimik të MH Kontroll Teknik në Hekuranën e mëhershme, si dhe në Qendrën për hulumtime për mjedis jetësor në Estoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button