Ish-shërbëtori i Princeshë Diana-s publikon letrën që ajo i ka dërguar dikur

Ish-shërbëtori i Princeshë Diana-s, Paul Burrell ka publikuar në faqen e tij në Instagram, një letër që ia kishte dërguar dikur Princeshë Diana. Në pjesën e bërë publike, princesha e ndjerë shprehte dëshirën për dy djemtë e saj, William-in dhe Harry-n, shkruan Class.

“I dua shumë djemtë e mi dhe shpresoj që farat që kam mbjellë të rriten dhe të sjellin forcën, dijen dhe qëndrueshmërinë që duhet”, -thuhej në letërn e shkruar me shkrim dore nga princesha.

.

Bashkë me letrën, Burrell publikoi edhe një foto të Diana-s me djemtë e saj. Letra u bë publike në një moment ndryshimi për familjen mbretërore dhe Burrell nuk mund të mos komentonte situatën aktuale.

“Ndërkohë që harry, Meghan dhe Archie nisen për një jetë të re, unë po kujtoj disa fjalë prekëse që Princeshë Diana m’i shkroi shumë vite më parë. Janë fjalët e një nëne me dashuri të pakushtëzuar, që kanë sot po aq vlerë sa kishin më shumë se 24 vite më parë, kur ajo i shkroi”, -shprehet ai.

.

Po ashtu, pak ditë pasi Meghan dhe Harry bënë publik vendimin e tyre, Burrell publikoi edhe një shprehje që Princeshë Diana kishte shkruar në një prej letrave të saj: “Do të ngrija sytë lart, do të buzëqeshja, do të dashuroja dhe do të jetoja”. Ai shtoi se nuk e dinte se ç’do të mendonte princesha për këtë vendim, por ishte i sigurt se ajo do të kishte dashur vetëm lumturuinë e Harry-t dhe të Meghan-it.

.

Paul Burrell dhe princesha kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Madje, Diana ishte e vetmja së cilës ai i kishte rrëfyer se ishte gay.

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button