Një shkupjane e kanë gënjyer se vajza e saj e ka shkelur një fëmijë, që ta shpëtojë ka dhënë 10.000 euro

Një shkupjane dje në Polici ka lajmëruar se ka qenë e mashtruar për shumë prej 10.000 eurove, njofton Portalb.mk.

Sipas MPB, një ditë paraprakisht në telefonin e saj të shtëpisë i është paraqitur një grua dhe është paraqitur si vajza e saj dhe, e cila i ka thënë se ka bërë aksident dhe e ka pyetur sa para kanë në shtëpi.

Menjëherë pastaj bisedën e ka vazhduar një burrë, i cili shkupjanes 43 vjeçare i ka thënë se vajza në aksident e ka shkelur një vajzë nga Shqipëria e cila ka ndërruar jetë, dhe për këtë vajza mund të shkojë në burg prej 5 deri në 15 vjet.

Pastaj, burri ka shkuar përpara shtëpisë së saj dhe nëna e shqetësuar ia ka dhënë 10.000 euro.

Ajo e ka marrë vesh se është mashtruar kur është dëgjuar me vajzën e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button