Ish Drejtori i AUV-së një të punësuare i ka paguar 6.000 euro në mënyrë të paligjshme

Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterin në SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka dorëzuar padi penale kundër ish drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtoi MPB, i paraqituri Z.P. (39) nga Shkupi, në periudhën prej dhjetorit të vitit 2016-të deri në maj të vitit 2017-të, derisa e ka kryer funksionin e drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, duke e shfrytëzuar detyrën dhe autorizimin zyrtar ka vepruar në kundërshtim me nenin 53 të marrëveshjes së nënshkrues Agjencisë Evropiane për Siguri dhe Ushqim dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

“Në nenin 53 në mënyrë decide është shkruar se personi i cili do të emërohet si ndihmës koordinator i EFSA nuk mundet të marrë kompensim shtesë nga Agjecnia, as ta kumulojë programin parahyrës me çfarëdo marrëveshje tjetër për punë me trupa tjerë. Përkundër kësaj, i paraqituri ka nënshkruar marrëveshje për vepër me K.M., në atë kohë e punësuar në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, për kryerjen e obligimeve të punës si asistent koordinator i EFSA, të cilat veçmë janë parashikuar me rregulloren për sistematizim të vendeve të punës në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari për vendin e saj të punës”, thuhet në kumtesë.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar për vepër në periudhën e lartpërmendur, shtojnë nga MPB, çdo muaj K.M, në mënyrë të pabazuar ka marrë mjete me vlerë pre j62.934 denarë, me çka i paraqituri i ka mundësuar që të përfitojë në mënyrë të paligjshme 377.604 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button