Edhe ekspertë të jashtëm do të jenë kandidatë për deputetë të LSDM-së

LSDM në seancën e djeshme të Bordit Qendror e ka filluar procedurën për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Lideri i partisë, Zoran Zaev, në seancë deklaroi se procesi i zgjedhjes së kandidatëve do të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe profesional me qëllim që të zgjedhën personalitete më profesionale dhe më përgjegjëse, të cilat kanë reputacion dhe besueshmëri në profesionet dhe vendet ku jetojnë, njofton Portalb.mk.

Procedura për zgjedhje do të fillojë në bazën – bordet lokale dhe organizatat komunale të cilat do të propozojnë kandidatë, ndërkaq do të kenë mundësi për vetëkandidim. Gjysma e kandidatëve të listave të deputetëve për zgjedhjet e 12 prillit do të jenë gra.

E re në procedurë është formimi i grupit punues i cili do të duhet që të krijojë rang-listë të kandidatëve për deputetë, dhe e cila në përbërjen e saj në mënyrë obligative do t’i kyç ekspertët e jashtëm nga fushat e ndryshme dhe do të vendos në bazë të kritereve të ashpra.

Listat përfundimtare, në pajtueshmëri me Statutin e partisë do të konfirmohen në Kongresin e LSDM-së. Në këtë mënyrë, sipas Zaevit, do të zgjedhën kandidatët më përgjegjës.

“LSDM tregoi se ka ndërmarrë hapa të guximshëm dhe masa kyçe kur është në pyetje demokracia, liria dhe kthimi i shtetit në duart e qytetarëve. Kemi krijuar koncept të Qeverisë së hapur, kemi mundësuar ambient për media të lira, me liri të garantuar të shprehjes që është e njohur për të gjitha faktorët ndërkombëtar”, tha Zaev.

Ai tha se kanë arritur që të ndërtojnë koncept të një shoqërie për jetesë paqësore, të suksesshme dhe përbashkët.

“Kuvendi u transformua prej një vendi ku në vitin 2017-të thyheshin koka, në vend ku miratohen ligje në interes të qytetarëve dhe shtëpisë së demokracisë dhe qytetarëve”, theksoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button