Gjykimi për “Reket”, u prezantuan fotografi të gjërave të marra nga shtëpia e Katica Janevës

Gjykimi për rastin “Reket” vazhdon më 6 shkurt, pasi në seancën e sotme janë prezantuar prova materiale. Në seancën e ardhshme do të vazhdohet me prezantimin e provave, ndërsa në radhë janë incizimet dorëzuar nga dëshmitari Jordan Kamçev në Prokurori.

Në gjykatë sot janë prezantuar fotografi të gjërave të marra nga shtëpia e Katica Janevës në Shkup dhe Gjevgjeli në zyrën e saj në PSP si dhe telefona celularë, laptopë, dy hard -disqe, dhjetë USB, fatura dhe shënime.

Është marrë edhe garniturë e lëkurës dhe tryezë e drurit në shtëpinë e Janevës në Shkup dhe siç është parë në fotografitë janë dhënë në Agjencinë për menaxhim konfiskimit të pronës në Tetovë.

Janë prezantuar edhe fotografi të mobilieve në shtëpinë e Jovanovskit në Orman. Janë konfiskuar mobilie luksoze, karrige, tavolina dhe zbukurime tjera, derisa nga kontrolli i personit afarist TV1 edhe zyra të cilën e ka përdorë Jovanovski, shihet se janë marrë kompjuterë dhe pajisje, fletore dhe dokumente si fotografi artistike.

Prokuroria ka propozuar që provat nga kontrolli në shtëpinë e Zoran Milevskit- Kiçeecit të tërhiqen me faktin se ai ka pranuar fajin dhe për të është ndarë procedura, por mbrojtja e Jovanovskit nuk ka dhënë leje dhe ata janë prezantuar.

Nga fotografitë e prezantuara mund të shihej se janë marrë armë, celularë, laptopë dhe USB.

Pas përfundimit të seancës së sotme, avokatja e Janevës, Irena Fërçkovska ka thënë se sot opinioni ka pasur rastin të sheh se çanta “Luj Viton” e konfiskuar gjatë kontrollit te Janeva nuk  është e njëjta me atë që e përmend dëshmitari.

“Kishit rastin të shihni se nuk bëhet fjalë për të njëjtën çantë. Gjësendet tjera që janë marrë janë telefona dhe laptopë, nuk është asgjë e rëndësishme”, tha Fërçkovska.

Lidhur me atë se në gjykatë janë prezantuar fotografi të një sasie të madhe të armëve, Fërçkovska ka thënë se ajo ka qenë gjatë kontrollit në shtëpinë e Milevskit.

“Ne ato prova nuk i kemi dhe i kërkuam. Duhet të shohim për çka bëhet fjalë. Prokuroria ka dhënë leje që të na jepen. Ajo që është dhënë është incizuar në USB dhe duket, me siguri është lëshim që gjykata tani do ta përmirësojë. Do të shohim se për çka bëhet fjalë. Nga kush janë shkruar dhe nëse janë vërejtje për njerëz të tyre”, tha mes tjerash, Fërçkovska.

Jovanovski kërkoi që e gjithë gardëroba, një nga një, të sillen në gjykatore.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button