Barcelona me seri golash shënoi fitore (VIDEO)

Mungesat e shumta në repartin e avancuar nuk kanë ndikuar aspak te Barcelona, që ka kaluar me goleadë në raundin çerekfinal të Kupës së Mbretit, transmeton OraNews.

Katalanasit mposhtën 5-0 Leganes dhe tashmë e shikojnë veten në mesin e 8-skuadrave më të mira në Spanjë.

Lionel Messi ishte padyshim njeriu i ndeshjes për kampionët e La Liga. “Pleshti” argjentinas shënoi një dopietë dhe dha asistin te goli i Lenglet për 2-0. Griezmann hapi siparin e golave, përpara se mbrojtësi Lenglet të vendoste fatet e pjesës së parë në 2-0.
Me rikthimin në fushë ishte radha e Messit për të gjetur rrjetën. Pokeri u plotësua nga Arthur, që shënoi pas vetëm 5 minutash në fushë. Ndërkaq, Messi një minutë para fundit të sfidës shënoi për rezultatin përfundimtar, 5-0. Kjo fitore vjen edhe në formë autokritike për humbjen në kampionat, 2-0 ndaj Valencias. Çiftet në këtë raund do të mësohen pas shortit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button