Emergjencë globale, gjendja sipas OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë, zyrtarisht në një takim të mbajtur sonte, e ka shpallur Koronavirusin, emergjencë globale.

“Arsye kryesore për këtë deklarim nuk është që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera”, ka deklaruar shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreiesus, raporton BBC.

Brenga është që ky virus mund të përhapet edhe në vende me sistem shëndetësor të dobët.

Aktualisht, numri i të vdekurve në Kinë ka arritur në 170.

OBSH-ja ka bërë të ditur se në 18 vende janë shënuar 98 raste me Koronavirus, porse nuk ka të vdekur.

Deri tashti janë shënuar tetë raste të infeksionit nga njeriu në njeri në Gjermani, Japoni, Vietnam dhe SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button