fbpx

Portalet serbe dëgjojnë vetëm bombat e “La Verita”, por jo edhe deklaratat e Zaevit

Një pjesë e mediumeve serbe, mes të cilave edhe portali “Modno”, dolën me shkrime tendenciozeZAEV NË QENDËR TË SKANDALIT: Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka blerë vota! (ZAEV U CENTRU SKANDALA: Ex premijer Severne Makedonije kupovao glasove!). Në tituj kjo gjë komunikohet si të ishte tërësisht e vërtetë, sikur është vërtetuar nga institucionet zyrtare. Edhe pse, në të vërtetë bëhet fjalë për një shkrim në gazetën italiane “La Verita”, e cila publikoi materia të ri për përfshirjen e liderit të LSDM-së dhe disa personave, në blerjen e votave në Strumicë në zgjedhjet e vitit 2014.

Por, se bëhet fjalë për transmetimin e “bombës” së fundit të “La Verita” thuhet edhe në tekst. Aty, mund të lexohen pretendime dhe dokumente të cilat i publikoi gazeta italiane, sipas të cilëve Zoran Zaev dhe vëllai i tij Vice Zaev para gjashtë muajsh në Strumicë ka blerë vota, për të cilin, ka pasur të hapur rast gjyqësor, ku nuk kishte një epilog gjyqësor. Në këtë tekste është vetëm njëra pjesë e tregimit. As nuk bëhet fjaë për reagimet e LSDM-së dhe Zaev, të cilët u demantojnë pretendimet e tilla.

Një fishekzjarr i ri nga portalet e regjimit. VMRO-DPMNE e pa ide, partia e gënjeshtrave të kulluara, paramendimeve dhe rasteve të montuara nuk ka se çfarë të ju ofrojë qytetarëve, andaj tenton të manipulojë më mënyrën më të ulët përmes portaleve të saj.

Pretendimet se Zoran Zaev ka qenë i përfshirë në parregullsi zgjedhore në vitin 2014, ju bien në ujë. Sepse nëse do të ishte ashtu, përse prokuroria nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së nuk e ka procesuar, por përkundrazi nuk është ndërmarr asgjë, thuhet në komunikatën e LSDM-së. 

Edhe lideri i LSDM-së, Zaev i ka hedhur poshtë si të pavërteta shkrimet e “La Verita”.

Nëse ka pasur fakte të tilla në vitin 2014, VMRO-DPMNE me forcë të madhe do të kishte gjykuar Zaev. Do të thotë se ata nuk kanë asnjë fakt, as nuk i kanë hapur fn;aktet  sepse nuk ka pasur. Aty ku kanë mundur ta paraqesin para opinioni, deri në fund ju kanë shkuar akteve për blerje, të gjithë ato lëndë të cilat i kanë realizuar kundër meje, siç ka qenë, po ashtu, përgjimi dhe të ngjashme, këtu nuk kanë pasur asgjë. Ka qenë një famë të cilën e kanë krijuar me qëllim që ta nxijë liderin e atëhershëm të opozitës Zaev, dhe nuk ka mundur assesi ta implikojnë me ndonjë gjë, me asnjë narracion për të ngritur akuza, deklaroi Zaev

Nuk është transmetuar asnjë deklaratë e prokurores Vilma Ruskoska, e cila tha se dokumentet e publikuara nga gazeta italiane “La Verita” janë pjesë e hetimit i cili është zbatuar në vitin 2014 dhe 2015. Në pyetje janë thirrur Zaev dhe vëllai i tij, Vice, por rasti në vitin 2018 është mbyllur, sepse nuk ka pasur fakte se të dyshuarit kanë kryer vepër penale.

Ato që publikoi “La Verita” janë pjesë të hetimit të prokurorisë. Nëse dëgjohen të gjithë bisedat, nuk ka vepërdeklaroi Ruskovska për mediumet. 

Të tre reagimet në mediumet maqedonase janë publikuar para publikimit të shkrimeve të përmendura tendencioze në portalet serbe. Ashtu që, nëse dikush do të kishe dashur, do të kishte mundur të rrëfej rastin nga të gjitha anët, por është e dukshme se nuk ka qenë ky qëllimi, sepse ideja ka qenë që të krijohet bindje në opinion.

Një mënyrë e tillë e informimit shumë ngjanë me atë se si një pjesë e mediumeve serbe informuan për aferën “Reket” verën e kaluar, ku bazoheshin vetëm në shkrimet e mediumeve afër opozitës si burime të saja. Në ato shkrime imponoi përfshirjen e ministrave dhe lidhjet e tyre të afërta me të akuzuarin kryesor, Bojan Jovanovski, dhe në fund asnjëri prej tyre nuk është në mesin e të akuzuarve, përveç ish nënkryetares së LSDM-së dhe deputetes në Kuvend, Frosina Remenski, e cila thotë se nuk është fajtore.

BURIMI: VËRTETMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button