Pink Floyd: Wish you were here

Kënga: Wish you were here
Grupi: Pink Floyd
Albumi: Wish you were here

Pink Floyd ishin një rock bend anglez të cilët fillimisht u bënë të njohur për shkak të muzikës së tyre psychedelic ose space rock, dhe më vonë progressive rock. Ata ishin të njohur për tekstet filozofike, eksperimentimet me zërat e tyre, kopertinat inovative të albumeve, dhe shfaqjet madhështore. 

Pink Floyd ishte një nga rock grupet më të suksesshme, bendi ka shitur më shumë se 200 milion albume në të gjithë botën. Ishin një ndër bendet më të famshme në skenën “underground” të Londrës në fundin e viteve 1960, si një psychedelic bend i udhëhequr nga Syd Barrett

Por sjellja e çrregulluar e Barret eventualisht i detyroi kolegët e tij ta zëvendësonin me vokalistin dhe kitaristin David Gilmour. Bendi inçizoi disa albume, duke arritur sukses të jashtëzakonshëm me The Dark Side of the Moon (1973), Wish You Were Here (1975), Animals (1977), dhe The Wall (1979).

Në vitin 1985, Waters deklaroi se Pink Floyd ishin “forcë e konsumuar”, por anëtarët e mbetur, të udhëhequr nga Gilmour, vazhduan të inçizonin dhe të shkonin nëpër turne nën emrin Pink Floyd. 

Edhe pse ata u paditën pa sukses nga Waters për të drejtat e emrit, ata sërish arritën sukses botëror me albumet A Momentary Lapse of Reason (1987) dhe The Division Bell (1994).

Web sajti zyrtar: Pink Floyd

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button