Ja çfarë këshillojnë ekspertët për koronavirusin

Për koronavirusin që nga kina po përhapet në të gjithë botën, ka ende shumë për të zbuluar. Ekspertët sidoqoftë, kanë përpiluar një listë me këshilla, pjesa më e madhe e të cilave janë të vlefshme edhe për të tjera sëmundje të ngjashme, e që nëse respektohen mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit, transmeton TopChannel.

Fillojnë nga kërkesat e përgjithshme, mes të cilave, larje e kujdesshme e duarve për të paktën 20 sekonda; konsumim i ushqimeve të gatuara mirë dhe i ujit të shisheve; evitimi i vendeve të populluara si tregje kafshësh; evitim i kontaktit direkt me të prekurit apo përdorimi i masave mbrojtëse; evitimi i kollitjeve dhe teshtimave pa mbuluar gojën me një shami.

Personelit mjekësor që duhet të kujdeset për një rast të dyshuar, i rekomandohet që përveçse të përdorë masat standarte të biosigurisë, të aplikojë edhe masa për të parandaluar transmetimin nga ajri apo përmes kontaktit. Veçanërisht, ata duhet të mbajnë maska dhe doreza.

Për familjarët e pacientëve organizata botërore e shëndetësisë sugjeron që deri sa ti dërgojnë ata në spital, ti mbajnë në një dhomë më vete, të ajrosur mirë; të kufizojnë numrin e atyre që kujdesen për të, në mënyrë ideale vetëm një person në gjendje të mirë shëndetësore; të mos lejojnë vizita dhe të qëndrojnë në një dhomë të ndryshme, ose nëse kjo nuk është e mundur, të qëndrojnë të paktën një metër larg të sëmurit. Sigurisht që duhet evituar ndarja e furçës së dhëmbëve, cigareve, enëve të kuzhinës etj. Mjekët këshillojnë përdorimin e kartpecetave të letrës që pas përdorimit hidhen. Të gjithë pjesëtarët e familjes, duhet të konsiderohen si kontakte dhe shëndeti i tyre duhet monitoruar po ashtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button