fbpx

BMW mbylli tri fabrika në Kinë si pasojë e koronavirusit

BMW deklaroi se do të mbyllë tri nga fabrikat e saj në qytetin kinez Shenyang, ku ka punësuar rreth 18 000 persona dhe prodhon gjysmë milioni automjete çdo vit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, transmeton TopChannel.

“Pushimi njëjavor për Vitin e Ri kinez është zgjatur me një javë deri më 9 shkurt”, deklaroi një zëdhënës i BMW-së në Munih.

Ai shtoi se vetëm punonjësit e zyrës në Shenyang do të rikthehen të hënën në punë, megjithatë ata do të punojnë nga shtëpia.

Zëdhënësi nuk dha informacione shtesë se çfarë do të ndodhë përtej 9 shkurtit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close