Gjinekologia shqiptare tregoi si e shpëtuan fëmijën në minutat e fundit (VIDEO)

Sjellja në jetë e fëmijëve është një ndër momentet më të lumtura për një nënë, por edhe për mjeken e cila e pret atë.

Por lindja mbart edhe rreziqe dhe komplikacione të ndryshme që shpesh herë vendos në rrezik dhe jetën e fëmijës e nënës.

Një nga gjinekologet e maternitetit të Tiranës, “Mbretëresha Geraldine”, Gilberta Hatibi tregon një ndër momentet më të bukura të karrierës së saj 41 vjeçare.

“Nuk do ta harroj kurrë. Ishte fundi i vitit 2016. Ishte një rast që pacientja rrinte e shtruar në spital për arsye të vendosjes së placentës poshtë që riskonte për çfarëdolloj problemi, për hemoragji. Observimi ndaj asaj gruaje duhet të ishte patjetër i madh. Nëse ke një barrë 8 muajshe është pak e vështirë të marrësh vendim për të lindur atë bebe nëse nuk riskon nëna për nbdonjë problem. Një pasdite asaj i fillon një hemoragji, dhe ne e fusim në operacion. Ndërkohë riskohet dhe jeta e gruas nga hemoragjia por ne patëm një shpejtësi veprimi kaq shpejtë. Nuk mund ta përshkruaj dot. Bebi doli gjallë. Ne po bënim të gjithë manovrat që kjo grua mos të humbiste shumë gjak. Reanimatorët ishin shumë të qetë sa që na mbanin dhe ne shumë të qetë që të mos na humbiste kontrolli. Nuk mendon dot në atë rast. Thjesht mendon që të shpëtosh atë jetë. Përfundimisht mbaroi dhe ai operacion dhe pamë që i kishin të dy në jetë dhe bebin dhe nënën. Nga humbja e sasisë së gjakut ndodhin dhe shumë gjëra të papritura në jetën e nënës. Këtë rast nuk e harroj dot. Pavarësisht se ai beb ishtë nën peshë dhe kishte problemet e veta, por dhe ai e kapërceu pa probleme”.

E ftuar në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora, ajo shprehet se mjekësia është një profesion që duhet të jesh i përkushtuar dhe kërkon pasion.

Është shumë i vështirë por që të fal shumë kënaqësi dhe pika lumturie.

“Mjekësia ka qenë një nga ato profesionet më të kërkuara në kohën që unë kam ndjekur studimet. Që të marrësh mjekësinë, duhet të jesh i përkushtuar për atë profesion. Po flas për atë brez që kanë ndjekur studimet me mua, janë vërtetë të përkushtuar. Profesioni ynë është jashtëzakonisht i lodhshëm”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button