“E enjte e përgjakshme” për fillim, e martë-gala për fund të këtij parlamenti

Për ratifikimin e Protokollit për NATO, krahas seancës plenare, do të adaptohet edhe një sallë e madhe në Parlament, për shkak se kryetari Xhaferi do t’i ftojë në ngjarjen kolegët e tij nga rajoni, si dhe ish shefat e shtetit dhe të Kuvendit, transmeton 360shkallë.

Gala-ngjarje me rastin e ratifikimit të Protokollit për anëtarësi të Maqedonisë së Veriut në NATO do të organizojë kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi të martën më 11 shkurt, kur kjo përbërje parlamentare, praktikisht, do ta mbajë seancën e parafundit, para shpërbërjes ditën e ardhshme.

Xhaferi, në brifingun e sotëm me gazetarë, lajmëroi që në seancën për ratifikim të Protokollit do të ftohen kryetarët e parlamenteve të të gjitha vendeve fqinjë të cilat janë anëtare të NATO-s, sikur Greqia, Bullgaria, Shqipëria, por edhe kolegët e tij nga parlamentet në disa vende anëtare në rajon – Mali i Zi, që hyri i fundit në NATO, si anëtarja e 29-të; Kroacia, si vendi që momentalisht kryeson me BE-në dhe Sllovenia, si vendi jonë kontakt në Aleancën.Kjo është munësi për vizitë të parë të vendit të kryetarit të Parlamentit të Greqisë, që e para e ratifikoi Protokollin për Maqedoninë e Veriut, dy ditë pas nënshkrimit të tij në selinë e organizatës në Bruksel, e pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

Zaev dhe Mickoski – mysafir për ratifikimin

Në atë seancën, siç lajmëroi Xhaferi, do të ftohen të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, sipas protokollit shtetëror, si dhe ish kryetarët e shtetit Branko Cërvenkovski dhe Gjorge Ivanov si dhe ish kryetarët e Kuvendit. Duke pasur parasysh që bëhet fjalë për ngjarje të jashtëzakonshme, Xhaferi thotë që do t’i ftojë në seancë edhe liderët e dy partive më të mëdha – Zoran Zaev (LSDM) dhe Hristijan Mickoski (VMRO-DPMNE). Për atë nëse do të thirren edhe ish kryeministrat, thotë që do të mendohet edhe për këtë çështje. Duke pasur parasysh që pritet prezencë edhe e ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s në vend, Xhaferi thotë që seanca për ratifikim nuk do të zhvillohet vetëm në sallën plenare në parlament, por për atë qëllim do të adaptohet edhe salla më e vogël “Boris Trajkovski”.

Maqedonia e Veriut, megjithatë, nuk do të jetë vendi i fundit anëtar që do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësinë e vet në NATO, siç është procedura e zakonshme. E fundit mbetet Spanja, duke pasur parasysh atë që në Parlamentin atje, në fillim të muajit të ardhshëm, nga e para do të formohen trupat punues, që të mund të fillojë edhe procedura për ratifikim të Protokollit për vendin tonë – në Komisionin për politikë të jashtme. Prandaj, ratifikimi për konfirmimin e të cilit nevojitet shumicë e thjeshtë në parlamentin tonë, do të jetë me efekt të prolonguar, përkatësisht do të hyjë në fuqi pasi edhe Spanja ta përfundojë procedurën. Pastaj, Protokolli do të dërgohet në Uashington, kurse pranimi zyrtar i Maqedonisë së Veriut në Aleancë pritet të ndodh në ceremoninë në Bruksel. Prandaj, nuk është e sigurt nëse anëtarësia zyrtare e vendit tonë si anëtarja e 30-të e Aleancës do të jetë para ose pas zgjedhjeve më 12 prill.

Një ditë pas ratifikimit të Protokollit në Shkup, Xhaferi do ta konvokojë seancën për shpërbërje të parlamentit, për çka nevojiten së paku 61 vota. Prapë se prapë, pritet që deputetët të shpërbëhen me shumicë shumë më të madhe, duke pasur parasysh atë që të gjitha partitë parlamentare u pajtuan edhe zgjedhjet e dhjeta për deputetë të jenë të jashtëzakonshme. Megjithëse nesër në Shkup fillon sesion i ri i dialogut “Zhan Mone”, që është iniciuar nga Parlamenti Evropian, kurse fokusi i të cilit janë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, gjasat për miratim të ndryshimeve, në këtë përbërje parlamentare, të vogla janë.

Rregullorja do të ndryshohet pas zgjedhjeve

Përbërja e dhjetë parlamentare, mbase, do të formohet sipas rregullave të deritanishme, edhe pse në fokus të dialogut për ndryshim të Rregullores është qëllimi për kufizim të kohës së seancës konstitutive në më së shumti dy ditë. Qëllimi është të shmangen ngjarje sikur më 27 prill 2017 – dita kur Xhaferi përfundimisht u zgjodh kryetar i dhomës ligjvënëse, por edhe që mbeti e regjistruar në arkivat kuvendore si “e enjte e përgjakshme”. Xhaferi theksoi që sot edhe pas kufizime të seancës konstitutive, ai si kryetar i deritanishëm i kësaj përbërjes parlamentare mund të garantojë që do ta konvokojë edhe do të kryesjë me seancën konstitutive të parlamentit të ardhshëm sipas të gjitha dispozitave. Përkatësisht që nuk do të lejojë ngjarje sikur gjatë konstituimit të përbërjes aktuale parlamentare në largim.

Sipas Kushtetutës, kryetari i Parlamentit nga përbërja paraprake e konvokon seancën konstitutive të parlamentit të ri më së shumti 20 ditë pas të mbahen zgjedhjet. Nëse seanca nuk caktohet deri atëherë, deputetët e ri të zgjedhur vet mblidhen në ditën e 21 dhe e konstituojnë Kuvendin. Rregullorja e Kuvendit parasheh edhe mundësi që me seancën konstituive të kryesojë deputeti më i vjetër nga deputetët e sapo zgjedhur.

Ekstrakt nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut

Seanca konstitutive e kësaj përbërjes parlamentare, që është zgjedhur më 11 dhjetor 2016, filloi më 30 dhjetor vitin e njëjtë, kurse përfundoi më 27 prill 2017. Në gjithë atë periudhë, dhoma ligjvënëse nuk ka mbajtur seanca, kurse mandati i qeverisë së atëhershme teknike vazhdoi më shumë se gjashtë muaj pas zgjedhjeve, derisa në skenën politike ndodhnin turbulencat rreth zgjedhjes së kabinetit të ri qeveritar të LSDM-së dhe BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button