Kurti kërkoi caktimin e seancës për votimin e qeverisë

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit, kërkesën për caktimin e seancës plenare për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, kryesia do të mblidhet më 31 janar, për të shqyrtuar kërkesën e Kurtit.

“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin për rendin e ditës.

Kujtojmë se sipas afatit kushtetues, Kurtit i kanë mbetur edhe pesë ditë për t’ia propozuar për votim Kuvendit kabinetin qeverisës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button