Borrell: Në Kosovë dëshirojmë të sjellim stabilitet

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borell pas takimit me Presidentin Hashim Thaçin, në konferencë për media u shpreh se është i kënaqur që është në Kosovë dhe që është këtu për të ofruar ndërmjetësimin e tyre, shkruan TV21 transmeton Portalb.mk. 

Nënkryetari i Komisionit Evropian tha se në Kosovë dëshirojnë të sjellin stabilitet dhe këtë theksoi se nuk po e bëjnë për publik, por se është interesi i tyre gjithashtu.

Sipas tij, liria e secilit shtet në Evropë është përgjegjësi e tyre.

Sa i përket çështje së formimit të Qeverisë, Joseph Borrell u shpreh se nuk duhet të ketë intervenime dhe se kosovarët janë të lirë të vendosin për fatin e tyre.

Ai u shpreh se është puna e qytetarëve të Kosovës që të formojnë qeverinë. “Është pune e tyre që të formojnë qeverinë dhe jo të bisedojnë me ne për qeverisjen e tyre, është në fatin e tyre se çka do të vendosin.”, tha Borrell.

Ai shtoi se dëshirojnë ta shohin që Kosova të formojë Qeverinë dhe u shpreh i lumtur që Presidenti Thaçi i tregoi që qeveria do të formohet shumë shpejt.

Ndërkohë që, Kosova vazhdon të mbetet pa viza drejt vendeve evropiane, Josep Borrell përkujtoi se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet për heqjen e regjimit të vizave, porse ai nuk mund të premtojë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Komisioni Evropian konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha konditat për liberalizim të vizave dhe është koha e duhur të përfundohet me kërkesa teknike”, u shpreh Borrell.  Takimi i Presidentit Thaçi me Joseph Borrell u zhvillua në kuadër të vizitës së Borell-it në Kosovë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë sot do të takohet edhe me liderët e partive politike në Kosovë.

Kryediplomati evropian ndodhet për vizitë në Kosovë, pak kohë, pasi vendin tonë e vizitoi edhe emisari amerikan për dialogun me Serbinë, Richard Grenell.  Josep Borrell nesër do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button