Një 69-vjeçar nga Çajle i Gostivarit u arrestua në Aeroport për kryerje të veprës penale abuzim me fëmijë

Në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit” dje në orën 16:30 është privuar nga liria XH.S.(69) nga fshati Çajle i Gostivarit,  sepse  gjatë kontrollit është konstatuar se gjendet në listën  me masë “arresto”, me kërkesë të Stacionit policor-Gostivar, për vepër penale të bërë “abuzim seksual” ndaj një fëmije.

Ai u është dorëzuar nëpunësve policor nga Stacioni policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme, kumtuan sot nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button