U nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e 11 termocentraleve fotovoltaike në tokë shtetërore

Marrëveshje me 11 investues për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 35 megavat në tokë shtetërore, në lokacione në Makedonski Brod dhe Shën Nikollë, sot janë nënshkruar në Qeveri.

“Vetëm një vit pas sjelljes së Ligjit të ri për energjetikë, jemi këtu për t’i nënshkruar marrëveshjet për ndërtimin e 11 elektranave fotovoltaike me kapacitet prej 35 megavatë në tokë shtetërore, ndërsa për të premten është caktuar edhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e fotovoltaikëve në tokë private me kapacitet të përgjithshëm prej 27 megavat”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Investuesit, me të cilët sot nënshkruam marrëveshje për ndërtimin e fotovoltaikëve, potencoi, shtetit i kanë dhënë 2,7 milionë euro, transmeton MIA.

Kryeministri OIiver Spasovski tha se reforma në sektorin energjetik që është zbatuar në dy vitet e fundit është një prej më të rëndësishmëve.

“Sot qytetarët paguajnë çmim më të ulët të energjisë elektrike që është rezultat i punëve të bëra në dy vitet e fundit… Njëra prej qëllimeve kryesore të energjetikës është investimi në energjinë e gjelbër, theksoi Spasovski.

Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve me nëntë kompani, siç tha, do të ndërtohen 11 termocentrale fotovoltaike në tokë shtetërore me fuqi të përgjithshme të instalimit prej 25 megavat në Shën Nikollë dhe 10 megavat në Makedonski Brod.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button