Ekipi i UNESKO-s erdhi në Ohër që të inspektojë se çfarë ka bërë qyteti me ndërtimet pa leje

Një komision tre anëtarësh të misionit UNESKO prej dje janë për vizitë në Ohër. Sot ata kanë pasur takim me kryetarin e Qytetit, Konstantin Georgieski, ndërkaq është takuar edhe me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar i cili ka shprehur pakënaqësi nga zbatimi i konkluzioneve të Komitetit të UNESKO-s i cili ka pasur seancë më 5 qershor të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Tani nuk ka informata konkrete se cilat do të jenë konkluzionet e misionit të UNESKO-s, pasi që gjatë ditës ata duhet që të bëjnë vëzhgimin e gjendjes në bregun Ohër – Strugë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të martën e ka miratuar raportin për nivelin e realizimit të rekomandimeve dhe aktivitetet e ndërmarra për mbrojtjen e statusit të UNESKO-s – Trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, informojnë nga Qeveria.

Ky hap vjen pasi disa ditë përpara 1 shkurtit si afat përfundimtar që UNESKO ia ka dhënë Qeverisë që ta dorëzojë dokumentin në të cilin duhet të theksohet përparimi i plotësimit të rekomandimeve.

Nga seanca e Qeverisë u miratua edhe konkluzioni me të cilin Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm obligohet që të kryej vëzhgim të ndërtimeve të kategorisë së parë në zonën e komunave Ohër dhe Strugë, dhe të kontrollojë nëse inspektorët ndërtimor i kryejnë obligimet e tyre në pajtueshmëri me Ligjin për ndërtimtari, për të gjithë atë ta informojë Qeverinë në seancën e radhës.

Përndryshe, verës Komuna e Ohrit publikoi të dhëna se ka 1,076 ndërtime pa leje, nga të cilat 409 janë në zonën e mbrojtur. Pak ditë më vonë, kryetari i komunës së Ohrit Konstantin Georgievski tha se UNESCO nuk kërkon të prishë të gjitha ndërtimet e paligjshme, por të bëjë një vlerësim se si ato ndikojnë në zonën e mbrojtur dhe që sipas tij, një duzinë objekte do të duhet të shkatërrohen. Ai pastaj tha se komuna nuk mund të merret vetë dhe kërkoi ndihmë nga shteti.

Por, në lidhje me rekomandimet pati reaguar edhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

“Është më mirë të përballeni me probleme vetë, me forcën tuaj. Deri më 1 shkurt, kur afati përfundon, 30 javë janë në dispozicion. Që nga 4 korriku, kur UNESCO ka caktuar një afat kohor për plotësimin e rekomandimeve, tashmë kanë kaluar dy javë dhe nuk shohim asnjë rezultat “, pati deklaruar Zhbogar dy javë pas rekomandimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button