FMN: Korrupsioni dhe institucionet e dobëta e frenojnë zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut

Reformat e institucioneve, si forcim i sundimit të së drejtës dhe kontrollim të korrupsionit, janë kyçe për përforcimin e mundësisë për rritjen ekonomike dhe për rritje të të ardhurave, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin më të ri për Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut vuan nga ekonomia gri e përhapur”, thekson FMN, dhe pastaj i sqaron me perceptimin e korrupsionit të lartë dhe kualiteti i dobët i institucioneve, publike, të cilat sipas ekspertëve, mund ta varrosin besueshmërinë dhe ta ulin disiplinën tatimore. Sipas indeksit të fundit për perceptim të korrupsionit të “Transparency International”, Maqedonia është e radhitur për 13 vende më poshtë se vjet dhe është në vendin e 106-të. Njëkohësisht, hulumtimi i Platformës së organizatave civile për luftë kundër korrupsionit tregon se korrupsioni ka të bëjë me shërbimet publike (28%) dhe arsimi (24%), në lidhje me procedurat e punësimit dhe kontrollimit të konfliktit të interesave.

“Edhe pse rritja ekonomike në dy dekada ishte solid, nuk ishte mjaftueshëm që ndjeshëm ta ulë hendekun e madh në të ardhurat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Që të përshpejtohet zhvillimi, është e domosdoshme që të vazhdojnë reformat për përmirësimin e administratës publike, sundimit të së drejtës dhe kontrollimit të korrupsionit”, thonë nga FMN.

Prioritet duhet që të jetë përforcimi i efikasitetit dhe konsistenca e administratës për kontrollim të të ardhurave, shoqëruar me masa për rritje të besueshmërisë publike në institucionet dhe disiplinën tatimore”, thuhet në raport.

FMN theksoi se prej vitit 2000, vendet e reja anëtare që kanë filluar bisedime me BE-në kanë pasur dyfish rritje më të madhe të ekonomisë nga Maqedonia e Veriut dhe dyfish më shpejtë e kanë zvogëluar hendekun me vendet e BE-së.

“Reformat e institucioneve janë kritike për përforcim të rritjes ekonomike. Është dëshmuar se ajo lidhet me përpjekjet e anëtareve të reja të BE-së që ta përmirësojnë kualitetin e institucioneve në vitet (e bisedimeve) derisa përgatiten për anëtarësim, pasi që kualiteti i institucioneve ndikon pozitivisht në rritjen e BVP-së. Maqedonia e Veriut duhet që të vazhdojë me zhvillimin në fushën e sundimit të së drejtës dhe kontrollimit të korrupsionit që ta përmirësojë ambientin e biznesit, standardin jetësor dhe të avancojë në hyrje drejt BE-së”, thuhet në raport, me të cilin FMN vlerëson se në vitet e kaluara Qeveria ka filluar reforma të rëndësishme.

FMN gjithashtu thotë se vlerësimet e Maqedonisë së Veriut në përshtypjen e qytetarëve për kontrollim të korrupsionit dhe sundim të së drejtës janë ndjeshëm më ulët se vendet e reja anëtare të BE-së, ndërkaq janë të ngjashme me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Institucionet e dobëta dhe korrupsioni i lartë e ulin motivimin për udhëheqje të biznesit të regjistruar dhe legal, ndërkaq në vendet me përshtypje të partë korrupsion politik fshehja e tatimit është më e pranueshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button