Xhaferi: Nëse ka pajtueshmëri për Ligjin për PP, menjëherë do ta vendosim në seancë kuvendore

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot paralajmëroi se nëse në Kuvend do të dorëzohet pajtueshmëri për propozim-ligjin për Prokurori Publike për përmbajtjen, por dhe nëse sigurohet shumicë, ai menjëherë do të vendoset në seancë kuvendore, njofton Portalb.mk.

“Ka mundësi të tillë sipas rregullores”, deklaroi Xhaferi në takim me gazetarët, duke shtuar se gjithçka varet prej përbërjes parlamentare.

Ai sqaroi se edhe protokolli për ratifikim të marrëveshjes për NATO me veprim anulues do të miratohet më 11 shkurt në seancën në të cilën do të ftohen të marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve-anëtare të Aleancës nga rajoni – Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, por edhe përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Aleancës dhe sekretari gjeneral i Paktit, Jens Stoltenberg.

Për të marrë pjesë në seancë janë ftuar edhe ish presidentëve të shtetit dhe Parlamentit, por edhe liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

Protokolli ratifikohet me shumicë absolute prej numrit të përgjithshëm të deputetëve, gjegjësisht me 61 vota.

Ndryshe, pas dy debateve të ekspertëve, propozim-ligji për Prokurorinë publike sërish kthehet në grupet e punës mes partive politike. Pritet që një pjesë e vërejtjeve të dhëna në debat të jenë në tekstin e ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button