Turqia pritet të evakuojë qytetarët e saj nga Kina, në bord një shtetas shqiptar

Një avion mallrash i Turqisë pritet të niset për në Kinë për të transportuar qytetarët e saj dhe të vendeve të tjera të afërta, përfshirë një shtetas të Shqipërisë nga qyteti kinez Wuhan ku muajin e kaluar u shfaq për herë të parë koronavirusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni i mallrave do të niset nga Aeroporti Ushtarak Etimesgut në Ankara për të evakuuar 34 shtetas turq, një shtetas shqiptar, si dhe shtatë nga Gjeorgjia dhe shtatë nga Azerbajxhani.

Avioni do të transportojë personat e bllokuar në Wuhan me kërkesë të tyre për t’u kthyer në Turqi pas kontrolleve të hollësishme shëndetësore në kushte të karantinës.

Në bordin e avionit turk, me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë, do të udhëtojë edhe personeli shëndetësor me përvojë me sëmundjen infektive.

Koronavirusi, i cili u shfaq në qytetin Wuhan të provincës Hubei, ka shkaktuar të paktën 170 të vdekur ndërsa rreth 7.700 të tjerë u infektuan me këtë virus që thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët.

Virusi ka ngritur alarmin në nivel global, me raste të raportuara në Azi, Evropë, SHBA dhe Kanada.

Studiuesit zbuluan se sëmundja përhapet përmes kontakteve mes njerëzve, duke detyruar Kinën të mbyllë institucionet arsimore dhe transportin publik. Të paktën 30 provinca të Kinës janë në gatishmëri për shkak të krizës shëndetësore.

Dje, agjencia globale e shëndetit paralajmëroi se përhapja e virusit jashtë Kinës është “shqetësim i rëndë”. Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të jetë në gatishmëri” për të luftuar koronavirusin e ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button