Çanta, orë dore, dekorime… ja çfarë i ka konfiskuar policia Jovanovskit

Hetuesit te Tanja Arxhanlieva e kanë gjetur telefonin e dytë të Katica janevës. Për këtë telefon, fillimisht Janeva ka thënë se nuk e di ku gjendet, ndërkaq më pas në hetim u mësua se e ka shfrytëzuar dashnorja e djalit të tij, Llazarit, njofton Portalb.mk.

Në prezantimin e sotëm të provave materiale, edhe pse mbrojtja gjatë kohë ka dyshuar se tanimë i dënuari Zoran Milevski, i cili ishte i akuzuar në rastin “Reket” ka aktgjykime gjyqësore, megjithatë sot PTHP ka prezantuar vërtetim nga gjykata e Ohrit, sipas të cilit ai nuk ka histori gjyqësore.

Gjithashtu u mësua se hetuesit nga nëna e Bojan Jovanovskit kanë marrë 100 bankënota nga 50 euro.

Pas kontrollit të vjetshëm në shtëpinë e Jovanovskit në lagjen e Shkupit, Orman, Prokuroria ka prezantuar se përkohësisht ka marrë gjësende të vlefshme, dhjetëra fotografi artistike të shtrenjta, 14 palë çizme, 15 kapela, 50 palë syze, 77 palë pantallona, dekorim “Svarovski”, dhjetëra çanta, shalle, rripa, orë, prej të cilëve tre të markës “Roleks”, bizhuteri, dekorime, dokumente, fatura, fletore dhe lista të shkruara nga vetë Jovanovski, por edhe tjera gjësende me vlerë.

Nga Stojan Arsovski, shofer i Jovanovskit, janë marrë dy valixhe me rroba vere.

Çdo copë veshje e Jovanovskit ka qenë nga brendet e njohura, gjithashtu edhe ata që i ka mbajtur vozitësi i tij Arsovski.

Në vazhdim të prezantimit të dëshmive materiale për lëndën “Reket”, prokuroja Trajçeva theksoi se në shtëpinë e të akuzuarës Janeva në Shkup, janë marrë edhe dy USB, një laptop dhe një çantë lëkure “Lui Viton”.

Përndryshe, mbrojtja e të akuzuarve në rastin “Reket” paralajmëroi se si dëshmitar do ta thërrasin edhe Zoran Milevski-Kiçaec, i dënua në këtë lëndë.

Prezantuesja Lila Filipovska, mike e afërt e të akuzuarit – Boki 13, dje dëshmoi në rastin “Reket”.

“15 vjet e njoh, nuk kemi folur 4 vite, por pastaj u pajtuam. Më kërkoi donacion prej 20.000 eurove për “1TV”, ia dhashë që t’i ndihmoj. Në gusht të vitit 2018-të më kërkoi dhe borxh prej 500.000 denarëve dhe ia kam transferuar në llogarinë e “BMJ Media Grup”, pronarit të televizionit. Dhe askush nuk më transferoi para, kështu që e thash edhe Prokurorinë për Krim të Organizuar, unë kam dhënë parë, dhe mua askush s’më ka paguar”, tha Lila Filipovska.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button