Pompeo do të takojë Zelenskiyn, derisa Ukraina dominon politikën në SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet të arrijë sot në Kiev, ku do të takojë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi shkruan REL transmeton Portalb.mk. 

Vizita e Pompeos vjen në kohën kur Senati i Shteteve të Bashkuara po gjykon presidentin Donald Trump, i cili është akuzuar nga demokratët për abuzim të pushtetit, duke i bërë presion Ukrainës për të hetuar një rival të tij politik.

Vizita vjen po ashtu disa ditë pas raporteve se Pompeo i ka thënë një gazetareje të Radios Kombëtare Publike: “A mendoni se amerikanët brengosen për Ukrainën?”

Ukraina mbështetet shumë në ndihmën ushtarake dhe politike të SHBA-së.

Takimi i Pompeos me Zelenskiyn dhe zyrtarë të tjerë është caktuar për datën 31 janar.

“Bisedimet do të nxjerrin në pah mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë të lëshuar përpara vizitës së Pompeos.

Para se të niset për në Ukrainë, Pompeo do të takojë sot në Londër kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Turneu i tij përfshin edhe Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Uzbekistanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button