Është përmbysur një kamion në autostradën Tetovë – Shkup, dy persona janë lënduar

Sot në mëngjes, në autostradën Tetovë – Shkup, është rrokullisur një kamion me targa të Tetovës, ndërkaq nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, njofton Portalb.mk.

“Sot në mëngjes rreth orës 06:30, në autosdradën Tetovë – Shkup, në afërsi të mbikalesës Dobarski (pas pikëpagesës së parë), një automjet ngarkues Mercedes me targa të Tetovës e ka humbur kontrollin është përmbysur në anën e djathtë të rrugës. Prej rrokullisjes, vozitësi F.A. (48) nga Poroji dhe bashkudhëtari B.Z. (29) nga Sellca, kanë marrë lëndime. Të dy janë dërguar në Spitalin e Tetovës për dhënie të ndihmës mjekësore”, thotë për Portalb.mk zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë SPB Tetovë, ndërkaq po punohet në zbardhjen e arsyeve dhe rrethanave të përmbysjes së automjetit.

Jozyrtarisht, dy të aksidentuarit nuk janë me lëndime serioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button