Pse gjithnjë e më shumë njerëz tërheqin para nga bankat zvicerane?

A po humbasin besimin e klientit “bankat më të sigurta në botë”? Pse gjithnjë e më shumë njerëz tërheqin para dhe i vendosin në kasaforta private? Përgjigja për këto pyetje nuk është e lehtë.

Bankierët privatë zviceranë ankohen se disa prej klientëve të tyre kanë tërhequr pjesën më të madhe të parave të tyre nga bankat për t’i ruajtur  ato  vetë,  edhe përkundër faktit se ky vend ka reputacionin e të qenurit vendi më i sigurt në botë për ruajtjen e parave, transmeton MIA.

Ky veprim i ndërmarrë nga të pasurit erdhi pas pesë vitesh normash negative të interesit.

Kjo është pasojë e politikës që duhej të pengote forcimin e mëtejshëm të frangës, domethënë, një politike që nga bankat private kërkonte t’i paguanin kompensim Bankës Kombëtare Zvicerane për të ruajtur paratë në kasafortat e tyre. Disa nga këto shpenzime apo kosto bankat ua transferuan disa prej klientëve të tyre më të fortë.

Ruajtja e parave kushton para

Kjo nuk u pëlqeu atyre që ishin mësuar të fitonin para nga kursimet që i kanë ruajtur dhe për të cilat tani duhet të paguanin, kështu që ata kërkuan mundësi të tjera për ruajtjen e tyre. Disa klientë morën paratë e tyre për t’i vendosur në kasaforta private, konfirmojnë  zyrtarë të disa prej bankave të atjeshme.

“Banka po shqyrton opsionet me klientët. Nëse ata na lënë të bëjmë gjëra të tjera për të fituar para, atëherë ne nuk i paguajmë kursime, por bankat po humbasin ngadalë mundësinë e përpjekjes për të gjetur një mënyrë për të mos paguar për ruajtjen e shumave të mëdha të parave “, thotë Norman Uilliamin nga banka private UBP.  Kështu, disa banka u gjatën para “faktit të kryer ” dhe duhej të fillonin të tarifonin klientët më të rëndësishëm.

Normat e interesit negativ, të cilat u shfaqën në vitin 2015 në Zvicër, për bankat e atjeshme,  e bënë të vështirë që të përfitojnë nga kreditë dhe hipotekat. Kredi Suis, një bankë investimesh në Zvicër, njoftoi vitin e kaluar se do të duhej të aplikonte një normë interesi negativ prej 0.75 për qind për shuma më të larta se dy milionë franga zvicerane. Kjo do të thotë që për një klient që dëshiron të vendosë në kursim tre milionë franga në një vit bankat do të duhet të paguajnë 7.500 franga.

Por çfarë ndodh kur paratë tërhiqen?

Nëse klientët duan të tërheqin paratë e tyre nga banka, ata përballen me logjistikë të ndërlikuar. Ata së pari duhet të gjejnë një vend për t’i ruajtur dhe për të bërë një plan financiar.

Ludvig Karl, zëdhënës i Suis Gold Sef, i cili huazon kasaforta në Zvicër dhe Lihtenshtajn, thotë se kërkesa për kasafortat e firmës së tij është rritur që nga viti 2015.

Tërheqja e shumave të mëdha nga bankat zvicerane gjithashtu mund të ketë pasoja negative nëse klientët vendosin të kthehen në bankë pas një kohe. Nëse klienti paraqiste, për shembull, 800,000 franga në para pas pesë deri në 10 vjet, banka do të shtronte shumë pyetje.

Për shkak të trendit në zhvillim, Banka Kombëtare e Zvicrës njoftoi në shtator të vitit të kaluar se do të rrisë kufirin e sipërm për pagimin e një interesi negative, në mënyrë që shuma që bankat mund të pranojnë për kursime pa paguar një tarifë do të jetë më e lartë.

Sidoqoftë, Shoqata Zvicerane e Bankavemuajin në vijim publikoi një raport në të cilin thuhet se “normat negative të interesit nuk plotësojnë më objektivin e tyre ekonomik”, ndërsa Banka Qendrore Evropiane, e cila monitoron normat e interesit negativ në 19 vende që përdorin euron që nga 2014, gjithashtu u përball me kërkesa për të ekzaminuar efektet negative të një politike të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button