U zbulua tuneli më i gjatë i kontrabandës në kufirin SHBA-Meksikë

Zyrtarët amerikanë thanë se kanë zbuluar tunelin më të gjatë të kontrabandës të parë ndonjëherë, në kufi me Meksikën.

Me një gjatësi prej 1,313 metrash, tuneli ka ashensor, sistem të kullimit dhe ventilimit të ajrit dhe kabllo elektrike me tension të lartë.

Tuneli lidh një zonë industriale në qytetun Tijuana të Meksikës me zonën e San Diegos në Kaliforni, transmeton REL.

Autoritetet, deri më tash, nuk kanë arrestuar dikë, as nuk kanë gjetur drogë.

Ato nuk kanë thënë se kush mund të fshihet pas tunelit.

Por, kartela meksikane Sinaloa, e përshkruar nga Qeveria amerikane si një nga organizatat më të mëdha të trafikimit të drogës në botë, operon në atë zonë.

Themeluesi i saj, Joaquin “El Chapo” Guzman, është duke shërbyer dënimin me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button