Bileta për një vozitje po përdoret në disa linja, së shpejti edhe aplikacioni i NQP-së për celularë

NQP – Shkup e lëshoi në funksion biletën për një vozitje në një pjesë të linjave në transportin publik të Shkupit. Qytetarët të cilët udhëtojnë për në Matkë me autobus tani do të mund ta blejnë biletën elektronike për një vozitje, me çmim prej 50 denarë.

Nga kjo ndërmarrje për “Meta.mk” thonë që janë blerë 300.000 bileta për një vozitje, të cilët në kohë shumë të afërt do të mund t’i përdorin të gjitha linjat urbane dhe periferike dhe do të blihen në të gjitha pikat e shitjes dhe në autobusët.

– Pasi bëhet fjalë për produkt krejtësisht të ri, NQP – Shkup kishte nevojë për instalim të procedurave krejtësisht të reja interne në lidhje me organizimin e distribuimit dhe evidencës së shitjes së biletave të reja elektronike për një vozitje – e sqarojnë nga NQP arsyen për të cilën deri tani nuk janë lëshuar krejtësisht në funksion këto bileta.

Kjo ndërmarrje publike për këtë vit do të blejë 250.000 biletave shtesë për një vozitje, të cilat sipas nevojës në mënyrë të njëpasnjëshme do të blihen për periudhë prej 12 muaj, në rast se shfaqet mungesë e këtyre biletave. Në autobusët e transportit publik të Shkupit në nivel mujor transportohen rreth 4 milionë pasagjerë, ashtu që NQP duhet të planifikojë nevojë për sasi plotësuese të këtyre biletave të reja. Për dallim nga kartela “e Shkupit”, biletat për një vozitje do të jenë për përdorim të njëfishtë dhe nuk do të mund të mbushen.

NQP së shpejti do të fillojë me fushatë për mundësitë dhe produktet e reja për shfrytëzim të transportit publik të Shkupit.

Nga NQP – Shkup thonë që para lëshimit në përdorim komercial të aplikacionit të ri për smart telefona, që qytetarëve do t’u mundësojë nëpërmjet aparateve të tyre t’i blejnë shërbimet nga transporti publik i Shkupit, t’i planifikojnë udhëtimet e tyre me autobusë dhe të pranojnë informata në kohë reale për itinerarin në transportin publik.

– Janë duke u bërë modifikime përfundimtare të aplikacionit të cilat me kërkesën tonë duhet t’u mundësojnë përdorim dhe shfrytëzim sa më të lehtë të shërbimeve – theksojnë nga NQP.

Prapë se prapë, nga ndërmarrja theksojnë që kartela “e Shkupit” asnjëherë nuk do të mund të mbushet nga ana e qytetarëve prej shtëpive të tyre. Në të ardhmen do të punohet në mundësinë shfrytëzuesit e transportit publik të paguajnë mjete nëpërmjet ueb-faqes së NQP-së ose nëpërmjet aplikacionit me dedikim në kartelën e tyre “e Shkupit”, por shfrytëzuesit do të duhet sërish të shkojnë në ndonjë nga pikat e pagesës së NQP-së për ta regjistruar shumën e paguar në kartelën.

Përndryshe, në dyert e mbrapse në të gjithë autobusët e NQP-së tash më janë instaluar validatorë shtesë për kartelën “e Shkupit”, të cilat mund t’i përdorin qytetarët për hyrje dhe dalje më të shpejtë prej autobusëve. Duhet të mbulohen edhe rreth 70 autobusë të transportuesve privatë me aparate të këtilla në periudhën që vijon.

Inkorporimi i shërbimeve të reja të NK – Shkup ka për qëllim ta rritë atraktivitetin për shfrytëzim të shërbimeve të transportit publik të Shkupit. Biletën për një vozitje, bashkë me validatorët shtesë në autobusët dhe aplikacioni i ri për telefonat smart, e implementon “Telekom i Maqedonisë”. Marrëveshja ndërmjet NQP-së dhe kësaj kompanie është nënshkruar në korrik të vitit 2019, në vlerë prej mbi 2.2 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button