Ambasadori rus takoi Zaevin dhe Mickoskin

Sergej Bazdnikin, ambasadori rus në Maqedoninë e Veriut, sot ka realizuar takime të ndara me liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Përcaktimi jonë strategjik është integrimi në BE dhe NATO, por njëkohësisht përcaktimi jonë është të ndërtojmë dhe mbajmë marrëdhënie të mira me gjitha shtetet, veçmas me Rusinë i cili është partneri jonë tradicional dhe e cila mund të kontribuojë shumë në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë tonë”, deklaroi Zaev.

Ai deklaroi se duhet të avancohet bashkëpunimi në interes të qytetarëve rus dhe maqedonas.

Sikurse Zaev, edhe Mickoski deklaroi se vendi po punon mirë në procesin zgjedhor. Ambasadori shpreson se RMV do të realizojë zgjedhje demokratike.

Mickoski theksoi gjithashtu se prioritet kryesor i vendit është anëtarësimi në BE, duke realizuar reforma që do afrojë shtetin drejt standardeve evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button