Kërcimi i zjarrëfikësit në Australi bëhet viral në rrjet: E bëj për t’i ngritur moralin qytetarëve

Në një situatë të vështirë siç është Australia me zjarret që vazhdojnë të shkatërrojnë masivet e pyjeve, e rëndësishme është të mos të demoralizohesh.

Për këtë ka menduar dhe një zjarrëfikës i cili poston video në profilin e tij në TikTok duke kërcyer pasi përfundon operacionet e shuarjes së flakëve.

Videot e Chris Rumpf janë bërë virale në rrjet, dhe shumë të tjerë i kanë ndjekur dhe shumë zjarrëfikës të tjerë.

Në një intervistë për BBC ai tregon se këto video i bën për t’i ngritur moralin qytetarëve australianë.

Kjo i ndihmon dhe të gjithë kolegët e tij që po luftojnë me zjarret për të mbajtur moralin e ngritur dhe të mos dorëzohen përballë kësaj krize.

Këto video kanë pasur impakt pozitiv tek njerëzit të cilët i mbështesin zjarrëfikësit për punën e palodhshme që po bëjnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button