Ish mesfushori i Romës u maskua për të parë derbin mes tifozëve (VIDEO)

Daniele de Rossi, ish mesfushori i Romës, ka realizuar ëndrrën e tij për të shkuar dhe për të parë derbin me tifozët, transmeton KlanKosova.

Ai shfrytëzoi rastin për të ndjekur nga afër derbin e parë të kryeqytetit italian.

Këtë e bëri mes tifozëve të Romës dhe për këtë i duhej edhe një transformim total.

“Ja çfarë ndodh kur burri juaj vendos të shkojë në cepin jugor për të përmbushur ëndrrën e tij dhe të shohë derbin! Ne humbëm një pasdite të tërë, orë të tërë duke u rregulluar me make-up, traumatizuam fëmijët, por ai ishte i lumtur si fëmijë ”, ka shkruar gruaja e De Rossit, Sara Felberbaum në Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button