Koronavirusi i bashkoi shërbimet për kontroll të fakteve dhe luftë kundër dezinformatave

“Armatë”nga të paktën 48 organizata në mbarë botën janë bashkuar në kuadër të Rrjetit Ndërkombëtar për kontroll të fakteve (IFCN) dhe janë duke punuar intensivisht për të demaskuar dezinformatat për koronavirusin, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas IFCN, dezinformatat më të shpeshta janë se është përgatitur një vaksinë për këtë virus të rrezikshëm që është përhapur nga Vuhan në Kinë dhe ngadalë ka filluar të përhapet në qytete tjera të vendit më të populluar dhe në botë, e pastaj janë numri i madh i informatave të rreme rreth burimit të sëmundjes fatale. Teoritë e konspiracionit janë në vendin e tretë.

Rrjeti ndërkombëtar për kontroll të fakteve për llojin e ri të zbuluar koronavirusit, do të funksionojë për aq kohë sa sëmundja përhapet, ndërsa mund të ndiqet edhe në mediat sociale përmes hashtagat #CoronaVirusFacts dhe #DatosCoronaVirus.

Vala e parë e dezinformatave është pohimi se disa vjet më parë ishte lëshuar patentë për këtë virus. Organizatat pjesëmarrëse kanë zbuluar, në ShBA, dhjetëra postime në rrjetet sociale dhe kanë vërtetuar se aktualisht nuk ka vaksinë kundër këtij virusit dhe se të gjitha dezinformatat në këtë kategori lidhen me llojet e koronavirusit të njohur qysh më parë.

Përndryshe, koronaviruset u identifikuan për herë të parë në vitet 1960 dhe ka një numër të konsiderueshëm të llojeve. Nga koronaviruset që sulmojnë njerëzit, katër janë më të zakonshmet, ndërsa Sars dhe Mers janë ndër të paktët.

Vala e dytë e të pavërtetave ka ardhur nga Tajvani, gjeografikisht shumë afër Kinës. Në përpjekje për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi i ri i fortë, njerëzit në rrjetet sociale kanë filluar të përhapin mënyra të ndryshme, shpesh të çuditshme të mbrojtjes. Kështu, Qendra për kontroll të fakteve nga Tajvani ka zbuluar disa postime ku është pretenduar se, ndër të tjera, njeriu mund të mbrohet nga ky virus me acidi acetik.

Po ashtu interesant është tregimi i shërbimit për verifikim të fakteve gjeorgjiane “Detektor i miteve” i cili e ka demaskuar lajmin e një televizioni rus, i cili një filmim të vjetër për një laboratorit për mbrojtje biologjike e kishte ndërlidhur me “informacionin” që ShBA-ja po e përhap koronavirusin 2019 në Azi përmes laboratorëve të saj në rajon.

“Mesazhi është i qartë: Nëse nuk ka konfirmim nga autoritetet mjekësore, mos ndani informacione rreth infeksioneve të reja të koronavirusit ose vdekjeve”, rekomandon Rrjeti ndërkombëtar për kontroll të fakteve (IFCN).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button