Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan rastin e parë të Koronavirusit

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit vdekjeprurës që për herë të parë u shfaq në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se rasti u konfirmua nga një individ nga një familje e ardhur nga qyteti kinez Wuhan, ndaj të cilët janë marrë masat e nevojshme mjekësore.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 132 personave në Kinë dhe ka infektuar rreth 6 mijë.

Qytetet mbahen në karantinë, ndërkohë Kina po ndërton një spital me 1.000 shtretër për ata që kanë kontaktuar virusin.

Virusi po ashtu është përhapur në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë, SHBA, Singapor, Francë, Vietnam dhe Kanada.

Udhëtarët nga Kina po kontrollohen në aeroportet në mbarë botën dhe shumë linja ajrore kanë pezulluar fluturimet drejt epiqendrës së virusit, qytetit Wuhan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button