Revizioni Shtetëror prej 1 shkurtit do të fillojë t’i kontrollojë bonuset e rrogave në PSP

Bonuset jashtë rrogave që i kanë marrë prokurorët publik të punësuar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) do të jenë lëndë e revizionit të Entit Shtetëror për Revizion, paralajmëroi sot kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski, njofton Portalb.mk.

Në revizionin do të punojë ekip prej tre revizorëve prej 1 shkurtit. Për atë qëllim janë bërë disa mbledhje me Prokurorinë Publike.

“Fillojmë me punë prej 1 shkurtit. Kemi bërë disa mbledhje koordinatave me përfaqësuesit e Prokurorisë Publike për marrjen e dokumentacionit të plotë. Bëhet fjalë për dokumentacion që është i klasifikuar dhe patjetër duhet të krijohen kushte për ruajtjen e tyre përkatëse në hapësirat tona. Është konstatuar edhe ekipi i revizorëve dhe është vendosur në programin vjetor dhe pas mbarimit të revizionit do të njoftoheni në mënyrë përkatëse”, tha Acevski.

Për atë se çfarë do të jetë fokusi i kontrollit, Acevski ishte decid se do të kontrollohen vetëm kompensimet,

“Kërkesa e Prokurorisë është konkrete – kërkoi që të kryhet revizion për të gjitha kompensimet që u janë paguar të punësuarve në PSP dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Duke e respektuar kërkesën e tyre ne veprojmë dhe ajo do të jetë pjesë e revizionit”, sqaroi Acevski.

“Financa të hapura” e hapi temën

Tema për bonuset që janë ndarë në PSP është hapur vjet në nëntor pasi që nëpërmjet bazës “Financa të hapura” opinioni mësoi se prokurorët në PSP kanë marrë bonuse për konfidencialitet për të dëgjuarën në “bomba” nga bisedat e përgjuara. Më së shumti para, për 4 vitet e kaluara ka marrë kryeprokurorja Katica Janeva (157.000 euro). Shuma tjera kanë lëvizur prej 70.000 deri në 107.000 euro, që është disa herë më shumë se sa rroga bazë e prokurorëve.

Nga Antikorrupsioni atëherë paralajmëruan hapje të listave anketuese të të gjithë prokurorëve dhe kryerje të kontrolleve në ndryshimet e paraqitura në gjendjen e tyre pronësore.

Në listat anketuese qëndron edhe grafi për të ardhura tjera, në të cilën sipas Antikorrupsionit theksohet nëse ndonjë funksionar ka marrë honorar jashtë rrogës – për shembull, qira ose ngjashëm. Në këtë mënyrë edhe prokurorët e PSP-së është dashur që të paraqesin se kanë marrë kompensime.

Rasti ishte edhe në Prokurori Publike. Kryeprokurori Lubomir Joveski, në fund të nëntorit, vjet deklaroi se gjetjet fillestare tregojnë se për një bazë, nga dy herë është marrë rrogë, me çka ka ardhur deri në raste absurde, për shembull një sekretar ka rrogë më të madhe se presidenti i shtetit.

Ai tha se nuk dëshiron të prejudikojë, por se rasti do të hetohet nëse ka vepër penale. Megjithatë, tha se fshehtësia e të dhënave për lartësinë e bonuseve janë element kyç i cili hedh dyshim në mënyrën në të cilën janë paguar shtesat për konfidencialitet. Ai tha se shtesa nuk guxon të jetë më e lartë se 35% e rrogës të cilën e marrin prokurorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button