Tiganj-Spasovski: Kroacia e mbështet fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me Nives Tiganj, ambasadore e Republikës së Kroacisë në vendin tonë.

Në takim u shpreh mbështetje e fuqishme nga Republika e Kroacisë për realizimin e anëtarësimit të plotfuqishëm të RMV-së Në NATO, si dhe për përparimin e merituar të vendit drejt integrimeve evropiane.

Qartë u kumtua qëndrimi i kryeministrit Plenkoviq dhe Republikës së Kroacisë, e cila këtë muaj mori kryesimin me BE-në, se Kroacia do të insistojë edhe për suksesin e vendit tonë në integrimet evropiane, pas mbylljes së të gjitha çështjeve të rëndësishme dhe thelbësore në pjesën e reformave dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe suksesin e integrimeve në NATO.

Në takim u përshëndet përkushtimi i kryeministrit Spasovski dhe Qeverisë drejt për reforma, dialogun, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe në këtë periudhë të rëndësishme për proceset e integrimit të vendit u shpreh bindje se të gjitha subjektet politike do të kenë në fokus interesat e shtetit.

Në këtë drejtim bashkërisht u konstatua që të gjithë të japin kontributin e tyre në miratimin e Ligjit për prokurori publike, i cili duhet të sigurojë garanci për lirimin e prokurorisë nga presionet politike si dhe mundësinë e ndjekjeve penale në pajtim me ligjin, me të cilin do të dëshmohet se secili në shtet është i barabartë para ligjeve.

Kryeministri Spasovski iu falënderua kryeministrit Plenkoviq dhe Republikës së Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme të avancimit të shtetit tonë.

“Fuqishëm jemi të përcaktuar të japim argumente të mëtejshme se vendi ynë është në NATO dhe BE. Prandaj edhe unë si Kryeministër dhe Qeveria punojmë në vazhdimësi të proceseve të reformave, dialogut, marrëdhënieve të mira mes komuniteteve në vend, marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe insistojmë që këtë qasje pozitive ta nxisim edhe te të gjitha subjektet politike në vend. Me meritë presim përparim në proceset eurointegruese”, tha kryeministri Spasovski.

Në takim u vlerësua se mbështetja e gjerë politike në Kuvend për ratifikimin e Protokollit të NATO-s dhe Kodit Zgjedhor, të cilat duhet ti zbatojnë vërejtjet e OSBE/ODIHR, duke përfshirë edhe mundësinë për miratimin e Ligjit për prokurorinë publike, si dhe organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve të drejta, do të jenë argumente shtesë për pjekurinë e subjekteve politike dhe për kapacitetet demokratike të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button