Ministria Shëndetësisë së RMV-së: Këto gjëra duhet t’i bëni për t’u mbrojtur nga virusi Korona

Ministria e Shëndetësisë informon se rregullisht ndiqet gjendja me virusin Korona, dhe shteti po i ndërmerr masat përkatëse për mbrojtje dhe parandalim, njofton Portalb.mk.

“Deri më tani në shtet nuk janë vërejtur raste të dyshimta për raste me virusin Korona, madje edhe në rekomandimet e dhëna për shumë vende, Maqedonia e Veriut është vendosur në vendet me dozë të zakonshme të kujdesit gjatë udhëtimit. Qytetarët të jenë të qetë, sistemi për parandalim nga virusi Korona tërësisht funksionon. Në Aeroportin e Shkupit është vendosur kamerë termale, kemi ekip profesional mjekësor me të cilin udhëheq epidemiolog. Kemi mjaftueshëm pajisje për mbrojtje me të cilat ekipet kujdestare do të veprojnë gjatë transportit eventual të rasteve të dyshuara, ndërkaq këto ditë do të arrijnë edhe 500 reagensë për kontrollim të virusit Korona”, thuhet në kumtesë.

Në pajtueshmëri me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSh), Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët që tërësisht t’i respektojnë masat për parandalim.

  • Të mbrohet plotësisht ushqimi – të mos hani ushqim nga kafshët e sëmura;
  • Të lahen duart pas çdo përgatitje të ushqimit. Gjatë përgatitjes së mishit dhe vezëve, të njëjtat të përgatiten në temperaturë përkatëse termale;
  • Të ketë mbrojtje gjatë punës në treg të hapur – të mbahet pajisje mbrojtëse përkatëse, doreza, maska dhe mantel, derisa kryhen punë me kafshë ose prodhime me prejardhje prej kafshëve, pas përdorimit, pajisje të hiqet dhe të lahet çdo ditë. Të mbrohet familja nga pajisja e papastër;
  • Të mbrohet popullata nga gripat – të mënjanohet kontakti jo i mbrojtur me kafshë shtëpiake ose të rrugës;
  • Të lahen duart shpesh – dhe kur nuk janë dukshëm të papastra – t’i lani duart me sapun dhe ujë dhe të shfrytëzohet pastrues për duart i cili përmban Alkool;
  • Të mbrohen të tjerët nga sëmundja – gjatë kollitjes ose teshtitjes të mbrohet goja dhe hunda me dorë ose shami. Gjatë kollitjes ose teshtitjes, por edhe gjatë kujdesit ndaj të sëmurëve, të lahen duart.

Deri më tani, 132 persona kanë vdekur nga virusi Korona

Përndryshe, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë bëri të ditur se nga virusi Korona kanë vdekur 132 njerëz derisa 5.974 raste janë konfirmuar si të infektuar.

reth 9,200 raste të dyshuara të sëmundjes së frymëmarrjes po monitorohen, tha autoriteti shëndetësor qeveritar, në një deklaratë më 29 janar.

Dhjetëra raste janë konfirmuar edhe jashtë territorit të Kinës, përfshirë në Evropë, Amerikën e Veriut dhe gjetkë në Azi.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani tejkalon atë të SARS-it, një tjetër sëmundje e organeve të frymëmarrjes që vrau më shumë se 600 njerëz në të gjithë botën më 2002-2003.

Simptomat e llojit të ri të koronavirusit përfshijnë ethe, kollë dhe pengesa në frymëmarrje.

Autoritetet kanë mbyllur qasjen në 17 qytete në provincën Hubei, ku besohet të jetë origjina e virusit.

Të huajt kanë filluar të largohen nga krahina e goditur nga virusi ku janë bllokuar më shumë se 50 milione njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka njohur shpërthimin e virusit si një emergjencë kombëtare, por ende nuk e ka shpallur atë si një emergjencë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button