Policia arrestoi dy qytetarë në lidhje me bombën në “City Mall” të Shkupit

Ministria për punë të brendshme (MPB) konfirmoi se thirrja që raporton se në Qendrën tregtare “City Mall” ka bombë, që pasoi me evakuimin e qytetarëve dhe punonjësve, ishte një mashtrim, transmeton Portalb.mk.

Zyrtarët policorë nga Drejtoria për siguri publike pranë MPB-së arrestuan dy persona në lidhje me raportimin e rrejshëm për bombë në Qendrën tregtare “City Mall” në Shkup.

MPB-ja bën të ditur se të dyshuarit e arrestuar janë 19 vjeçari P.C. dhe 19 vjeçari A.D.

Ndryshe, në Qendrën Tregtare “Citi Mall” ka pasur paraqitje për “bombë” dhe me këtë rast janë evakuuar të gjithë të punësuarit dhe vizitorët.

Nga Policia e konfirmojnë rastin për Portalb.mk.

“Po ka pasur paraqitje për bombë, ekipet janë në terren dhe tani për tani kaq mund të themi”, deklaruan nga MPB për Portalb.mk.

Ekipet e specializuara të policisë, por edhe të Urgjencës dhe Ndihmës së Shpejtë, janë në terren dhe nu lejojnë që t’i afrohet objektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button