Një 55 vjeçar nga Maqedonia e Veriut u arrestua në Serbi me 6,5 kilogram heroinë

Pjesëtarët e Drejtorisë për polici kriminalistike pranë Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë doganore të Serbisë, konfiskuan 6,5 kilogram heroinë, të fshehura në markën e automobilit “Ford fiesta” i vozitur nga A.Z. 55 vjeçar shtetas i Maqedonisë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, policia e ka gjetur drogën gjatë bastisjes së automjetit në afërsi të vendit Lapovo. Heroina  ka qenë e ndarë në 12 paketime, e fshehur në  bunkerë të përpunuar special në automobil.

Shtetasi i Maqedonisë është arrestuar  nën dyshimin për vepër penale të bërë ” prodhimtari dhe tregti e palejuar  me droga”, dhe i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 48 orëve. Pritet ai të nxirret para Prokurorisë supreme publike në Kraguevac.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button