Kina në izolim, kompanitë ajrore i kanë ndalur fluturimet

British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet direkte për dhe nga kina për shkak të epidemisë së koronavirusit. Kjo vjen pasi më herët, foreign Office kishte këshilluar shtetasit britanikë të mos udhëtonin drejt vendit.

Virusi ka shkaktuar më shumë se 100 viktima, në të gjithë kinën dhe në të paktën 16 vende të tjera. Qindra shtetas të huaj janë evakuuar nga qyteti i Vuhanit, në qendër të epidemisë. Qeveria britanike po evakuon shtetasit e saj nga Vuhani dhe provinca Hubei ku mendohet se ka rreth 300 shtetas britanikë. Australia planifikon të vendosë në karantinë 600 qytetarët e saj që do ti kthejë në vend në ishullin e krishtlindjeve, rreth 2 mijë kilometra larg kontinentit. Japonia dhe vende të tjera të BE po kthejnë në shtëpi po ashtu qytetarët e tyre, transmeton Top Channel.

240 amerikanë, mes të cilëve edhe punonjës të konsullatës në Vuhan u larguan nga qyteti. Sipas CNN të evakuuarit mund të mbahen në izolim në një hangar në aeroport për rreth dy javë.

Numri i viktimave është rritur në 132 në Kinë. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani tejkalon atë të SARS-it, një tjetër sëmundje e organeve të frymëmarrjes që vrau më shumë se 600 njerëz në të gjithë botën më 2002-2003. Katër raste janë konfirmuar në gjermani tashmë e cila bëhet vendi i dytë në bashkimin evropian që raporton raste pas Francës. Emiratet e bashkuara arabe po ashtu konfirmuan rastin e parë të virusit në një familje që ishte kthyer së fundmi nga Vuhani. Ndërkohë, Hong Kongu po planifikon të ndalojë kalimet në kufirin mes qytetit dhe kinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button