Aktakuzë kundër Fatmir Limajt

Një prokuror i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin ligjit, ka ngritur aktakuzë kundër deputetit Fatmir Limaj dhe gjashtë të tjerëve nën dyshimet për krim të organizuar dhe korrupsion

Në një njoftim të EULEX-it thuhet se akuza ka të bëjë me periudhën kur zoti Limaj ishte ministër i Transportit dhe telekomunikacionit në qeverinë e Kosovës.
Veprimet që u vihen në barrë të akuzuarve kanë ndodhur gjatë periudhave kohore midis vitit 2008 dhe  2012.

Fatmir Limaj, Florim Lima, Demir Lima, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj, akuzohen, mes tjerash, për sic thuhet “manipulimin e procedurave të tenderëve, dhënien dhe marrjen e ryshfetit dhe pengimin e mbledhjes së provave dhe dëshmive në lidhje me tre tenderë në Ministrisë së Transportit he telekomunikacionit ndërsa dëmi ndaj buxhetit të kësaj ministrie llogaritet të jetë rreth dy milion euro”.

Fatmir Limaj, akuzohet gjithashtu për “mosdeklarimin e parave në kohën që konkurronte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007 si dhe për vepra të tjera penale”, thuhet në njoftim.

Në prill të vitit 2010, EULEXI-i filloi një proces hetimesh kundër zotit Limaj, nën dyshimet për korrupsion në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit.

Ndërkaq, në maj të këtij viti, ai u shpall i pafajshëm në lidhje me një aktakuzë për krime kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999.

Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button