Qyteti i Shkupit dhe Qeveria i shfuqizuan masat kundër ndotjes së ajrit, qytetarët të revoltuar

Qyteti i Shkupit prej orës 12 i ka shfuqizuar masat e jashtëzakonshme, në mesin e të cilave edhe transport publik falas dhe parking të shtrenjtuar, por edhe rekomandimet për ndërhyrje për uljen e ajrit të ndotur që u miratuan më 27 janar, njofton Portalb.mk.

“Në stacionet matëse të kryeqytetit grimcat PM-10 të ajrit janë nën pragun e alarmimit prej 175 mikrogramë në metër kub dhe duke u bazuar në atë ndalohet edhe episodi i ndotjes gjatë dy ditëve të kaluara. Këto masa edhe rekomandime për ndotjen e ajrit do të miratohen sërish nëse përsëritet episodi i ndotjes së ajrit  dhe për atë qytetarët do të informohen në mënyrë përkatëse.

Megjithatë, shfuqizimi i masave ka revoltuar qytetarët të cilët në komentet e tyre në faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit kritikojnë autoritet, duke i theksuar këto masa sa për sy e faqe pasi që sipas tyre.

“Bravo, për një ditë dhe hop u pastrua ajri. Hej, jeni fenomenal”, shkruan me sarkazëm një komentues.

“A guxojmë t’i hapim dritaret saktë në 12-të, ose pak më vonë a më herët? Për komshinjtë pyes?”, shkruan një komentues.

“Mos u bëni qesharak dhe jini më serioz! Çfarë ulje të ndotjes? Ndotja është alarmante tanimë një periudhë të gjatë. Klinikat janë të mbushura me të sëmurë kronik. A është pastruar ajri për një gjysmë dite?”, shkruan një komentuese.

“Sa qesharak që jeni, për një ditë e pastruat ajrin, ah ekspertë bre. Ejani në Çair të shihni se si thithim ajër çdo natë”, shkruan një komentues tjetër.

Pas Qytetit, edhe Qeveria njoftoi se i ka ndaluar masat kundër ndotjes së ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button