Marrëveshja për partneritet publiko-privat për sistemin e shpërndarjes së gazit, ka hyrë në fazën e parë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e pestë, e ka shqyrtuar dhe miratuar informatën dhe e ka miratuar dokumentacionin tenderial për fazën e parë nga procedurë për ndarjen e marrëveshjes për partneritet publiko-privat për financim, projektim, ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje dhe zhvillim të sistemit shpërndarës të gazit natyror në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me këtë procedurë për sistemin shpërndarës të gazit, Qeveria e ka pranuar tekstin e Marrëveshjes mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Bankës Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sigurimin e shërbimeve konsulentë në lidhje me marrëveshjen për koncesion për shpërndarje të gazit dhe e ka autorizuar ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ta nënshkruajë marrëveshjen me BERZh”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Paraprakisht, drejtori i Burimeve Nacionale Energjetike, Bajram Rexhepi sqaroi se nëpërmjet partneritetit publiko-privat, çmimi për kyçje do të jetë 100 euro, në vend 800 eurove që deri më tani kanë paguar amvisëritë në Kumanovë dhe Strumicë.

“Çmimi për një kub metër gaz do të jetë shumë më lirë në rast se ka një operator, në vend të disave me tarifa të ndryshme. Për atë, nëse Komisioni Rregullator i llogarit tarifat, në bazë të harxhimit të investimit dhe mirëmbajtjes dhe në atë rast ai harxhim do të jetë shumë më i madh, dhe atë do ta paguajnë qytetarët”, tha Rexhepi.

LEXO: Tetova dhe Gostivari do të furnizohen me gaz vitin e ardhshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button