Qeveria e miratoi raportin për nivelin e realizimit të rekomandimeve nga UNESKO

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme e ka miratuar raportin për nivelin e realizimit të rekomandimeve dhe aktivitetet e ndërmarra për mbrojtjen e statusit të UNESKO-s – Trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, informojnë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

Ky hap vjen pasi disa ditë përpara 1 shkurtit si afat përfundimtar që UNESKO ia ka dhënë Qeverisë që ta dorëzojë dokumentin në të cilin duhet të theksohet përparimi i plotësimit të rekomandimeve.

Nga Qeveria njoftojnë se vendi mbetet fortë e përkushtuar në mbrojtjen e statusit të trashëgimisë kulturore dhe natyre në rajonin e Ohrit.

“Gjatë periudhës së raportit është miratuar Plani për menaxhim me trashëgimi natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit (2020-2029) dhe është zbatuar edhe vlerësim strategjik i ndikimit në mjedisin jetësor dhe trashëgiminë kulturore. Vendi gjithashtu ka përpunuar inventar të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në territorin e rajonit të Ohrit me të cilin janë realizuar parakushtet që të tejkalohet në përpunimin e vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit jetësor dhe vlerësimit të ndikimit ndaj trashëgimisë kulturore”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Plotësisht, nga Qeveria rikujtojnë se është filluar edhe sanimi i rehabilitimit të sistemit kolektor të Liqenit të Ohrit, për të cilën janë siguruar 4 milionë euro mjete nga buxheti shtetëror për kryerjen e punëve dhe vazhdim të projektit për ridestinim të rrjedhës së lumit Sateska.

Nga seanca e Qeverisë u miratua edhe konkluzioni me të cilin Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm obligohet që të kryej vëzhgim të ndërtimeve të kategorisë së parë në zonën e komunave Ohër dhe Strugë, dhe të kontrollojë nëse inspektorët ndërtimor i kryejnë obligimet e tyre në pajtueshmëri me Ligjin për ndërtimtari, për të gjithë atë ta informojë Qeverinë në seancën e radhës.

Përndryshe, verës Komuna e Ohrit publikoi të dhëna se ka 1,076 ndërtime pa leje, nga të cilat 409 janë në zonën e mbrojtur. Pak ditë më vonë, kryetari i komunës së Ohrit Konstantin Georgievski tha se UNESCO nuk kërkon të prishë të gjitha ndërtimet e paligjshme, por të bëjë një vlerësim se si ato ndikojnë në zonën e mbrojtur dhe që sipas tij, një duzinë objekte do të duhet të shkatërrohen. Ai pastaj tha se komuna nuk mund të merret vetë dhe kërkoi ndihmë nga shteti.

Por, në lidhje me rekomandimet pati reaguar edhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

“Është më mirë të përballeni me probleme vetë, me forcën tuaj. Deri më 1 shkurt, kur afati përfundon, 30 javë janë në dispozicion. Që nga 4 korriku, kur UNESCO ka caktuar një afat kohor për plotësimin e rekomandimeve, tashmë kanë kaluar dy javë dhe nuk shohim asnjë rezultat “, pati deklaruar Zhbogar dy javë pas rekomandimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button