Sasoli: Rajoni i Ballkanit dhe BE kanë fat të njëjtë, duhet nxitje e re për zgjerim

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli, pas takimit me kryetarët e parlamenteve të Ballkanit perëndimor, ftoi në nxitje të re për zgjerim të Bashkimit Evropian (BE) dhe mbajtje të premtimeve, njofton Portalb.mk.

Kryetari i shtëpisë evropiane legjislative i ka ftuar kryetarët e parlamenteve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë me kryeparlamentarin kroat, në takim në të cilin është përsëritur përkushtimi i Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian për fillimin e procesit të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor. Ai pas takimit ka përsëritur se rajoni dhe BE kanë “fat të njëjtë” dhe ka kërkuar vullneti politik të transformohet në vepra.

“E ftoj Këshillin Evropian që të vazhdojë ta përkrahë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor në bazë të plotësimit  të kritereve hyrëse dhe të dërgojë porosi pozitive për hapjen e bisedimeve hyrëse dhe ndarjen e statusit kandidat, urgjentisht është e nevojshme të nxitet procesi i zgjerimit nëpërmjet dërgimit të rezultateve konkrete”, tha ai.

Saso pret që në Samiti i Liderëve të Zagrebit, i cili do të mbahet në maj do të luaj rol kyç për zgjerimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button